Distria vazhdon me tempo të njëjtë, medalje e artë në Portugali
Distria Krasniqi e ka nisur vitin në mënyrën më të mirë. Ajo të premten ka fituar medaljen e artë në garën Grand Prix, I cili aktualisht po zhvillohet në Portugali.
Distria ka pasur sfidën e parë të vërtetë në kategorinë deri 52 kilogramë dhe ka shënuar katër fitore për të përfunduar e para.
Në finalen e madhe, xhudistja kosovare arriti tw mposht kroaten Ana Viktorija Puljiz, me një “Ippon” impresiv.
Driton Kuka, selektor i Kombëtares së Kosovës, ishte i kënaqur me paraqitjen e kampiones olimpike.
“Xhudo për Kosovën… Distria Krasniqi e artë!
Grand Prix, Lisbonë, Portugali, Kategoria e saj e re 52 kg dalëngadalë por sigurtë po e dërgon drejt kreut edhe në këtë kategori!
Në foto fitorja kundër Spanjolles.
Në finale mposhti Kroaten Puljiz. Plot 4 fitore krejt me Ippon.
Erza e Flaka sot performuan jo sipas pritjeve por shkojmë më tutje.
Nesër garon Laura Fazliu 63 kg
Kosova mbi të gjitha …”, ka shkruar Kuka.
Distria ka treguar se edhe në kategorinë e re i synon sukseset kulmore.







