FIFA, pak ndryshime në renditjen e fundit për 2021

Në renditjen e fundit të FIFA-s, përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, nuk ka shnëuar asnjë lëvizje dhe mbetet në pozitën e 67 me 1.367 pikë, para Afrikës së Jugut dhe Shqipërisë, e cila mban pozitën e 66-të, me 1374 pikë. Ndërkohë kombëtarja e Kosovës, qëndron në vendin e njëjtë, në pozitën e 111-të, me 1163 pikë.

Kujtojmë se Maqedonia në muajin nëntor siguroi balotazhin për Botërorin “Katar 2022” dhe për kundërshtarë do të ketë Italinë, e cila u ndal në vendin e 6-të të renditjes në FIFA.

Në vendin e parë edhe më tej është Belgjika, para Brazilit dhe Francës.

Ndërkohë kundërshtarët e Maqedonisë në Ligën e Kombeve, Bullgaria, Gjeorgjia dhe Gjibraltari, janë disa pozita më poshtë. Bullgaria është në pozitën e 71, Gjeorgjia në të 85-tin, ndërsa Gjibraltari mban pozitën e 203-të.

LEXO EDHE:

Back to top button