Fjalët e para të Rashicës, pasi që shënoi golin e parë për Noruiçin

Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica është shprehur i lumtur që më në fund është rikthyer nga lëndimi i gjatë. Vushtrriasi është rikthyer në mënyrën më të mire të mundshme, duke i ndihmuar Noruiçin të mposht Çarlltonin, me golin e tij të parë me fanellën e skuadrës angleze. Pas kësaj fitore të rëndësishme, ka reaguar Rashica duke i falenderuar tifozët për mbështetjen.

“I lumtur që u riktheva. Përkrahje madhështore nga tifozët tanë”, shkroi Rashica në “Facebook”.

Ky ishte goli i parë i Rashicës në 15 paraqitje për Noruiçin, që kur i’u bashkua në verë nga Verder Bremeni. Noruiçi tani do të përballet me Vulverheptonin në rrethin e katërt të kësaj gare.

LEXO EDHE:

Back to top button