Rekord në Seria A, dy kartona brenda 23 sekonda

Mbrojtësi i Empolit, Matia Viti, regjistroi një rekord të ri në Seria A, pasi që u ndëhskua me dy kartona të verdhë, në harkun e 23 sekondave.

Gabimi i Matia Vitit, i cili i kushtoi humbjen e rëndë skuadrës së tij Empolit, do të shënohet në historinë e Seria A. 19-vjeçari bëri dy ndërhyrje ndaj kapitenit të Sasuolos, Dominiko Berardi, në vetëm 23 sekonda. Gjyqtari italian, Manuel Volpi, i ndëshkoi të dyja këto ndërhyrje me nga një karton të verdhë. Pas kësaj talenti i Empolit u detyrua të largohej nga fusha e lojës duke e lënë ekipin e tij me 10 lojtarë.

Ky është një nga rekordet më negativ në kampionatin italian dhe Viti do ta mbajë mend gjatë në karrierën e tij që sapo ka nisur.

LEXO EDHE:

Back to top button