Skuadra e FC Shkupi , “shtrenjtë” e pagoi fitoren ndaj skuadrës së Sumgait nga Azarbejxhani (2-1) në miqësoren e dytë, të zhvilluar në Antali të Turqisë, pasi që humbi qendërmbrojtësin Abdull Ravbutaje. Informatat e para nga Antalia thonë se qendërmbrojtësi është lënduar dhe menjëherë është operuar në Stamboll. Skuadra nga Çairi, konfirmoi lajmin në faqen zyrtare.
“Abdul Ravtubjaje ka pësuar një lëndim në këmbën e majtë duke e këputur tendinën e muskulit dhe momentalisht gjendet në Stamboll për operim. Sipas mjekëve, Abdul Rëatubyaye do të qëndrojë jashta fushave për 7 apo 8 muaj,” thuhet në kumteswn e FC Shkupit.
Më 26 janar, FC Shkupi do të zhvillojë sfidën e radhës, kundër skuadrës së Çernomorets Odesa, para se të sfidojë Akhmat Groznin më 31 janar.








