Tamu Abraham, shkakton aksident në rrugën drejt kampit stërvitor

Sulmuesi i AS Roma, Tami Abraham përjetoi një aksident trafiku në rrugën drejt qendrës stërvitore, pasi që me makinën “Porshe” goditi një maiknë tjetër. Ylli anglez, që zbarkoi në Romë, verën e kaluar, ndjehet mirë pas aksidentit, në të cilën është shkaktuar dëm material.
“Gazzeto dello Sport” raportoi se Abrahami menjëherë ka dal nga makina e tij për të parë gjendjen e drejtuesit te makinës tjetër, që ishte pjesëmarrëse në këtë aksident trafiku.
Abrahami dhe gruaja që drejtoi makinën tjetër, janë në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu që pas aksidentit të trafikut, kanë bërë raportet dhe kanë vazhduar me obligimet e tjera jetësore.