Mbetet vetëm zyrtarizmi, Shkëndija me mbrojtës të ri

Mihail Manevski do të jetë përforcimi i parë i Shkëndijës në këtë merkato të janarit. Lajmin e konfirmoi sot edhe ish klubi i Manevskit, skuadra e Bregallnicës.

“Ne jemi dakorduar për këtë transfertë, pasi që në vend të parë ishte dëshira e futbollistit. Ne nuk kishim planifikuar që të lirojmë nga obligimet ndaj klubit tonë, mirëpo e dëgjuam dëshirën e tij. Ne si klub do të mbrojnë interest tona dhe Shkëndija do të paguajë dëmshpërblimin për të realizuar këtë lëvizje në merkato. Bregallnica faleminderon Manevskin për kontributin e deritanishëm në klubin tonë,” thonë nga tabori i Bregallnicës.

Në transferimin e Mihail Manevskit kishte insistuar trajneri i Shkëndijës, Bruno Akrapoviç, i cili beson se me këtë transferim ka zgjidhur çështjen e mbrojtësit të krahut të majtë, aty ku me mjaft sukses u paraqit gjatë stinorit vjeshtorë me fanellën e Bregallnicës. Ai zhvilloi të gjitha 18 ndeshjet, duke bërë edhe 5 asistime. 22-vjeçari Manevski ka dalë nga shkolla e Akademia Pandev, nga e cila skuadër fillimisht verën e vitit 2017-të u huazua te Bregallnica, skuadër kjo që më pas bleu kartonin e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button