VIDEO / Barazon Roma ndaj Veronës, ndëshkohet Murinjo

" "

Skuadra e Romës shmangu humbjen në fund të takimit, duke barazuar 2:2 ndaj Veronës, në ndeshjen e javës së 26-të në Serie A.  Verona u tregua më në formë në pjesën e parë duke avancuar me rezultat 2:0, falë golave të Barak (5′) e Tameze (20′).

Në pjesën e dytë këndellet Roma dhe barazon rezultatin me golat e Volpato (65′) e Bove-s (84′).

Shqiptari Marash Kumbulla u paraqit tërë takimin për Romën, ndërsa në minutën e fundit, gjyqtari kryesor ndëshkoi me karton të kuq trajnerin e Romës, Hoze Mourinjon.

Pas javës së 26-të në Serie A, Roma është në pozitën e 7-të me 41 pikë, ndërsa Verona në të 9-tin me 37 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button