" "
Skuadra e Nantit ka bërë befasinë më të madhe në kampionatin e Francës, duke mposhtur skuadrën e Paris Sеnt Zhermenit me rezultatin 3:1.
Nikoqirët kaluan në epërsi qysh në minutën e 4’, me anë të Kolo Muani, kurse Merlin, dyfishoi epërsinë në minutën e 16’. Para fundit të pjesës së parë, Blas çoi shifrat në 3:0, në minutën e 45+5’.
Parisienët tentuan me të gjitha forcat në pjesën e dytë, por nuk arritën më shumë se sa një gol i Nejmarit në minutën e 47’, që u asistua nga Mesi. Braziliani Neymar kishte edhe një mundësi të artë të shënojë golin e dytë, por në minutën e 59’, humbi penalltinë.
PSZH përkundër humbjes, mbetet ne pozitën e parë me 59 pikë, kurse Nant numëron 38 pikë në pozitën e pestë.








