Insinje, italiani i tretë më i paguar në klubet jashtë Italisë

Lorenzo Insinje do të largohet nga Napoli në fund të sezonit dhe do të firmos për skuadrën e Torontos në Kanada. Sulmuesi 30 vjeçar ishte pjesë e skuadrës italiane plot 10 vite dhe në momentin që ka marë një ofertë të mirë finansiare vendosi që të vazhdojë karrierën në Ligën “MLS”. Aktualisht Insinje është futbollisti më i paguar italian, ndërsa është i treti në listën e përhershme të futbolistëve më të paguar Italian, që kanë milituar në klubet jashtë Italisë.

Insinje, në Toronto do të përfitojë 11.5 mln euro në sezon, ndërsa më shumë se sulmuesi i Napolit, në listën e përhershëm, fiton Stefan El Sharavi der isa ishte pjesë e Shangaj Shenhuas me 16 mln euro dhe Graziano Pele, i cili ishte te skuadra kineze Shandong me 15 mln euro.

Kujtojmë se Toronto do të jetë skuadra e 5-të për Insinjën, pasi që më parë veshi fanellën e Napolit, Peskarës, Kavezes dhe Foxhës.

LEXO EDHE:

Back to top button