Më 10 janar 1802 lindi Karl Gega

Kush është Karl Gega

Më 10 janar 1802, në Venedik (asokohe pjesë e Monarkisë ose Perandorisë së Habsburgëve), lindi nga prindërit me origjinë shqiptare, Karl Ritter von Ghega ose në shqip Karl Gega, projektuesi i Hekurudhës Semmering nga Gloggnitz në Mürzzuschlag.

Gjatë kohës së tij, ai ishte nga inxhinierët dhe arkitektët hekurudhor më të shquar austriakë. Babai i tij Anton Gega, një shqiptar që ishte oficer në Marinën Perandorake.

Eshtrat e Karl Geges janë vendosur në panteonin e njerëzve më të shquar të Austrisë, afër Mozart-it, Beethoven-it, Schubert-it, Strauss-it, Brahms-it dhe Alois Negrell-it. Në foto 20 Shiling kartëmonedha e Austrisë nga viti 1967 me portretin e Karl Gegës para dhe hekurudhën Semmering pas.

LEXO EDHE:

Back to top button