Juventusi ka arritur marrëveshje parimore me sulmuesin e Barcelonës

Sipas të përditshmes spanjolle ‘Sport’, skuadra e Juventusit tashmë ka arritur marrëveshje parimore me Mousa Sissoko, agjentin e Ousmane Dembele, për transferimin e anësorit të Barcelonës në Torino, nga vera e ardhshme.
Me skadimin e kontratës së tij dhe duke u marrë me një negociatë të vështirë me Barçën, që në orët e fundit nuk ka marrë drejtimin e duhur, Dembele ka dhënë “ok” për transferimin në Itali. Megjithatë, nuk do të nënshkruajë së shpejti me bardhezinjtë për të mbajtur një derë të hapur.
Për kë? Natyrisht, për klubin në krye të listës së tij të preferencave: PSZH. Nëse në orët e ardhshme negociatat me Barcelonën për rinovimin prishen përfundimisht dhe askush nuk do të interesohet nga Parisi, atëherë dyert e Juventusit do të hapen për Dembele.