Me një lëvizje vijnë dy lajme pozitive për Barcelonën

Skuadra e Barcelonës njoftoi rinovimin e kontratës së Samuel Umtitit, me çka hapi rrugën drejt regjsitrimit përfundimtar të Ferran Toresit, të ardhur nga Mançester Siti.

Falë vendimit të Umtiti për të ulur pagën e tij, duke zgjatur marrëveshjen deri më 30 qershor 2026, Barcelona ishte në gjendje të regjistronte Ferran Torres, duke respektuar “fair play” për pagat.

“Barcelona shpreh publikisht mirënjohjen e saj për Samuel Umtiti, për përpjekjen dhe dashurinë që ka treguar ndaj klubit,” thuhet në njoftimin e shkurtër të skuadrës katalonase.

Tani trajneri i Barcelonës, Çavi do të ketë tashmë sulmuesin e tij në dispozicion, falë sakrificës së një tjetër anëtari të skuadrës së tij.

LEXO EDHE:

Back to top button