Kazakistan, rreth 8 mijë të arrestuar

Autoritetet në Kazakistan thanë të hënën se gati 8,000 persona u arrestuan nga policia gjatë protestave që u shndërruan në dhunë javën e kaluar dhe shënuan trazirat më të rënda me të cilat është përballur ish-kombi sovjetik qëkurse fitoi pavarësinë 30 vjet më parë. Presidenti Tokayev i përshkroi ngjarjet e javës së kaluar si një “agresion terrorist” kundër vendit dhe i hodhi poshtë raportet e autoriteteve se po luftonin kundër demonstruesve paqësorë si “dezinformuese”. Komiteti i Sigurisë Kombëtare, agjencia e kundërzbulimit dhe antiterrorizmit e Kazakistanit, tha se situata në vend është “stabilizuar dhe është nën kontroll”. Autoritetet kanë shpallur të hënën ditë zie për dhjetëra viktima të trazirave të dhunshme të paprecedentë. Ministria e Shëndetësisë e vendit tha të dielën se 164 njerëz, përfshirë tre fëmijë, u vranë në trazirat. Demonstratat filluan më 2 janar për një gati dyfishim të çmimeve për një lloj karburanti automjetesh dhe u përhapën shpejt në të gjithë vendin. Qeveria njoftoi një kufi çmimi 180-ditor për karburantin e automjeteve dhe një moratorium për rritjen e tarifave të shërbimeve./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button