SHBA dhe Rusia, takime diplomatike në Gjenevë

Delegacionet e Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë kanë nisur takimet diplomatike në Gjenevë, të cilat janë nxitur nga kërkesat e Moskës për marrëveshje rreth sigurisë dhe pozicionimin e trupave ruse afër Ukrainës. Gjatë javës, zyrtarë të Perëndimit dhe ata rusë do të zhvillojnë edhe dy takime tjera në Bruksel dhe Vjenë. Zyrtarët amerikanë dhe ata rusë janë takuar në një darkë pune më 9 janar në Gjenevë. Zëvendës-Sekretarja amerikane e Shtetit, e cila udhëheq delegacionin amerikan, është takuar me zëvendës-ministrin e Jashtëm rus dhe zyrtarë tjerë rusë për dy orë në qytetin zviceran.

Bisedimet zhvillohen në kuadër të të ashtuquajturit Dialog për Strategji dhe Siguri, një grup punues i krijuar vitin e kaluar nga SHBA-ja dhe Rusia, me qëllim të fokusimit në kontrollin e armëve. Ky nivel i lartë i bisedimeve vjen në kohën e pozicionimit të trupave ushtarake ruse afër kufirit me Ukrainën. Perëndimi shqetësohet se kjo gjë jep shenja që Moska është duke u përgatitur për pushtim të Ukrainës./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button