Norvegjia, pas 25 vite shënon fitore ndaj Spanjës

Kombëtarja e Norvegjisë në hendboll pas 25 vitesh pritje, më në fund arriti që të shënojë fitore ndaj kombëtares së Spanjës, pran rezultatit 27-23.

Kombëtarja skandinave nga viti 1997 nuk ka shijuar fitoren ndaj kampionit aktual të Evropës dhe në 19 përballjet mes tyre regjistroi 18 disfata (një barazim), mirëpo sfidën e fundit e zhvilloi në mënyrë fantastike dhe ndoshta njërën ndër paraqitjet më të mira në Evropianin në Sllovaki dhe Hungari, me çka vetëm se shtoi gjasat për gjysmëfinale të EURO 2022.

Kujtojmë se ky ishte disfata e para e Spanjës në një Kampionat Evropian , pas 17 ndeshjeve të njëpasnjëshme.

LEXO EDHE:

Back to top button