Plan i ndrrimeve: Marsial në Torino , Kullushevski në “Old Traford”

Entoni Marsial ka vendosur që të largohet nga “Djajtë e Kuq”, shkaku që humbi pozitën e titullarit. Sevilja ka qenë favoriti për nënshkrimin me francezin, por raportohet se një ofertë huazimi është refuzuar nga Mançester Junajtedi.

Sipas “Calciomercato”, skuadra e Juventusit është skuadra e fundit që ka shprehur interesim për Marsiallin dhe kanë mundësinë ta marrin qendërsulmuesin në shkëmbim për Dejan Kullushevskin. Sipas të përditshmes italiane, Kullushevski do të huazohet deri në fund të sezonit, derisa Marsial do kompletojë transferimin te skuadra italiane.

Man. Junajtedi është duke provuar të kompletojë marrëveshjen me suedezin, i cili kërkohet edhe nga dy rivalët, Arsenali dhe Totenhami.

Dejan Kullushevski ende nuk ka shënuar në 16 paraqitje këtë edicion në Seria A, derisa Marsial ka gjetur vetëm një herë rrjetën në 10 paraqitje në të gjitha garat këtë edicion me Junajtedin.

LEXO EDHE:

Back to top button