Raiola: Haalandi s’ka marrëveshje me asnjë skuadër  

Agjenti i Erling Haland, Mino Raiola ka mohuar se sulmuesi i Borusia Dortmundit të këtë arritur marrëveshje me Real Madridin. Haaland është duke u kërkuar nga top gjigantët evropianë, me klauzolën e lirimit në vlerë 75 milionë euro që mund të bëhet aktive në verë.

Sulmuesi 21-vjeçar kërkohet nga klubet më të mëdha në Evropë me Real Madridin si favorit, derisa në garë janë edhe Barcelona, Man. Junajted, Man. Siti, Çellsi, Bajern Munih, Juventus, PSZH dhe Liverpul. Disa raportime në të kaluarën thoshin se ka marrëveshje mes Realit dhe Haaland, por Raiola ka mohuar këtë spekulime duke mos mohuar mundësinë që të vazhdojë edhe për një vit te Dortmund.

“Haaland mund të pres për të gjithë. Nuk kemi ndonjë marrëveshje me asnjë skuadër. Do shohim opsionin më të mirë dhe asnjëherë nuk e mohova qëndrimin për një tjetër vit te Dortmund”, tha ai për “NOS”.

Norvegjezi ka shënuar 19 gola dhe krijuar pesë asistime në 16 paraqitje këtë edicion, derisa ka shënuar  76 gola në 75 paraqitje në përgjithësi.

LEXO EDHE:

Back to top button