Volverhemptoni, Brentfordi, Uest Hami, Midellsbrou, Barnli dhe Sautemptoni, janë ndeshje, ku Kristiano Ronaldo nuk ka arritur të shënojë gol, ose ende asnjë gol në vitin 2022.
Mes dhjetorit 2008 dhe janarit 2009, Ronaldo kishte pa shënuar gol në shtatë ndeshje. Padyshim që kampioni portugez shpreson të ndalojë serinë e “agjërimit” para portës kundërshtare, që të dielën e ardhshme në fushën e Lidsit, përpara se të përballet me Atletiko Madridin, në ndeshjen e parë 1/8 e Ligës së Kampionëve.
Një kompeticion në të cilin CR7 transformohet dhe ajri i derbit madrilen, që e ka përjetuar sa herë me fanellën e bardhë, sigurisht që do t’i ofrojë atij një motiv shtesë.
Megjithatë, ish-lojtarit i Juves është golashënuesi më i mirë i sezonit për Man. Junajtedin, me 14 gola të shënuar në 27 ndeshje, në të gjitha garat. Ai ka shënuar 6 gola në 5 ndeshje të Ligës së Kampionëve për këtë sezon.








