Një prej ndeshjeve më spektakolare të këtij sezoni në La Liga është zhvilluar në stadiumin ‘Ëanda Metropolitano’, ku Atletiko Madridi ka shënuar fitore 4-3 ndaj Getafes. Luis Suarez humbi një penallti në minutën e 9’, por vetëm 10 minuta pas tij, Korrea i dha epërsinë vendasve. Kunja dyfishoi epërsinë e Atletiko Madridit në minutën e 27’, para se Majoral (30’), dhe Unal me dy gola nga penalltia (37’, 42’) të përmbysnin rezultatin në 2:3.
Megjithatë, Korrea shënoi golin e dytë personal dhe çoi skuadrat në pauzë me rezultatin 3:3. Felipe i Atletiko-s, u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 58’ dhe këtu u mendua se përfundoi gjithçka për ‘Rojiblancos’. Megjithatë, katër zëvendësime të Simeones, ndryshuan gjithçka.
Hermoso ia doli të gjente golin në minutën e 89’ për të marrë fitoren dramatike të Atletiko Madridit.
Atletiko Madrid shkon tashmë në 39 pikë, në pozitën e katërt (një ndeshje më shumë sesa Barcelona), kurse Getafe mbetet me 25 pikë.








