" "
Tifozët e skuadrës së Ridingut, skuadër e Çampionshipit në Angli, u futën në fushë në shenjë proteste pas humbjes 3-2 ndaj Koventri-t, rezultat që e lë këtë skuadër vetëm dy pikë mbi zonën e rënies.
Ridingu është prekur nga një krizë e thellë, pasi kanë pësuar shtatë humbje radhazi. Qindra mbështetës të Ridingut morën pjesë gjithashtu në një protestë kundër klubit para ndeshjes, duke shpalosur pankarta dhe duke brohoritur.
Por drama e madhe erdhi pak momente pas fishkëllimës së fundit, kur tifozët u futën në fushë në një përpjekje për t’u përballur me trajnerin Veljko Paunovic dhe shprehur të gjithë zemërimin e tyre kundër pronarëve të klubit.








