VIDEO / Ekipi i fundit në Seria A, ndal liderin aktual me barazim

Skuadra e Milanit u ndal në barazimin 2:2 në përballjen kundër Salernitanës, duke bërë një hap të gabuar që mund t’i kushtoj me titullin e kampionit.
Milani zhbllokoi sfidën pas vetëm pesë minutave lojë, kur Junior Messias dërgoi në rrjetë topin e pranuar nga Teo Hernandez. Vendasit reaguan me anë të Bonazzoli, i cili me një goditje gërshërë barazoi shifrat në 1:1. ‘Rossoneri’ u përmbysën në minutën e 72’, kur Gjuric realizoi një gol me kokë për të çuar shifrat në 2:1. Liderët aktual të Serie A nuk u dorëzuan deri në fund dhe gjetën golin e barazimit me Ante Rebic, në minutën e 77’.
Me barazimin, Milani shkon në 56 pikë dhe kanë dy pikë e dy ndeshje më shumë sesa Inter në pozitën e dytë. Salernitana mbetet e fundit në tabelë, me 14 pikë të grumbulluara.