Ajaksi vazhdon serinë pozitive, fitore e 10-të radhazi

Skuadra e Ajaksit mori një fitore me shumë vuajtje ndaj skuadrës “Uillem II”. Kryeqytetasit triumfuan me rezultatin minimal 0-1 në Tilburg, falë një goli të realizuar pas 80 minutash lojë nga Timber.

Megjithatë përtej mundit, kampionët në fuqi arritën të marrin fitoren e 10-të radhazi dhe të arkëtojnë 3 pikët e çmuara, që e mbajnë në kreun e klasifikimit me 57 pikë, duke ruajtur distancën me ndjekësit e PSV Aindhoven dhe Fejenord.

Ndërkohë, “Uillem II”, po zhytet akoma edhe më thellë në krizë, teksa regjistron disfatën e 12-të në 13 takimet e fundit.

LEXO EDHE:

Back to top button