VIDEO/ Ethemi shënon gol dhe mposht lderin aktual në Turqi

Reprezentuesi I Maqedonisë, Valon Ethemi me golin e pestë në këtë sezon në Ligën e Dytë të Turqisë, ndihmoi Istanbulspor-in që të shënojë fitore dhe 3 pikë ndaj liderit aktual Ankaraguçu, në betejën për ngjitje në Ligën elitare turke.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=3&v=YKOPYvX00-Y&feature=emb_logo

Ethemi shënoi në minutën e 23-të të ndeshjes pas një kundërsulmi, kështu që ai gol në fund rezultoi vendimtar për fitoren në transfertë dhe siguroi fitoren e 12-të për Istanbulsporin, i cili me 39 pikë tani është i pesti në tabelë, gjashtë më pak se Umraniyespor në vendin e dytë. Ankaragucu nuk e shfrytëzoi epërsinë numerike, me një lojtar më shumë, pas minutës së 55-të dhe me dy lojtarë të tjerë në kohën shtesë për të barazuar shifrat.

Kjo është fitorja e katërt radhazi për istanbulsporin dhe Ethemi po luan në formë të shkëlqyer këtë sezon.

LEXO EDHE:

Back to top button