" "
Barcelona pritet ta kompletojë transferimin e sulmuesit të krahut të Man. Sitit, Ferran Torres. Blaugranasit që disa javë ishin në negociata me “qytetarët” për transferimin e spanjollit, që kërkohej me ngulm nga trajneri Çavi.
“Mundo Deportivo” raporton se Barcelona do e njoftojë transferimin e lojtarit, sapo të kryhen testet mjekësore, me futbollistin tashmë që ka arritur në spitalin e klubit për të kryer testet e domosdoshme mjekësore.
https://www.youtube.com/watch?v=ZuBRzCpsrAU&t=2s
Sipas mediave spanjolle, përpos problemeve të mëdha financiare, ka arritur që të arrijë dakord me sulmuesin 21 vjeçar, i cili deri më tani ishte pjesë e Man. Sitit dhe duhet të paguajë rreth 55 mln euro në konton e skuadrës angleze.








