Skuadra e Totenhamit ka hapur sërisht garën për titullin kampion, pasi që mundi liderin aktual, Man. Sitin në stadiumin “Etihad” me rezultat 3-2.
Totenhami kaluan të parët në epërsi qysh në minutën e 4’ të takimit, me anë të Dejan Kullushevski, ndërsa Siti mori kontrollin e lojës dhe barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 33’ me Ilkaj Gundogan. Skuadra e Pep tentoi edhe më shumë, por pa vetën në disavantazh nga një kundërsulm që u konkretizua me gol nga Hari Kejn. Dominimi i Sitit vazhdoi në minutat në vazhdim dhe ata barazuan shifrat vetëm përmes një penalltie me anë të Riyad Mahrez, në minutën e 92’.
Kur mendohej se Spurs nuk kishin më gjasa, ata patën edhe një përgjigje. Ishte sërish Hari Kejn, që i asistuar nga Kullusevski dërgoi topin në rrjetë, me një goditje me kokë, për 2:3.
Man. Siti mbetet me 63 pikë, dhe i jep mundësinë Liverpullit që me një fitore eventuale të afrohen në tri pikë. Totenhami në anën tjetër numëron 39 pikë.








