Institucion i ri fetar në Maqedoni: “Bashkësia Islame Selefiste- Dar El Hadis”

Përveç Bashkësisë Fetare Islame besimtarët mysliman nga 22 dhjetori i kaluar kanë edhe një bashkësi tjetër fetare me emrin “Bashkësia Islame Selefiste “Dar El Hadis”. Alsat ka siguruar vendimin e Gjykatës Themelore Civile-Shkup me të cilët legjitimon këtë subjekt fetar në Regjistrin e vetëm gjyqësor për Kisha, Bashkësi Fetare dhe Grupe religjioze.

“Bashkësia Islame Selefiste ‘Dar El Hadis’, merr të drejtën e personit juridik me ditën e regjistrimit në Regjistrin e vetëm gjyqësor për Kisha, bashkësi fetare dhe grupe religjioze për ‘bashkësi fetare’, që udhëhiqet pranë Gjykatës Civile dhe mund të fillojë me punë nga 22.12.2020”, thuhet në Dokumentin e Gjykatës Civile

Në vendimin e gjykatës themelues figuron personi me emrin Shejh Xhemal Jakupi, banues në Shkup. Alsat tentoi të kontakton personin në fjalë por pa sukses, qoftë përmes personave që jozyrtarisht janë të afërt me të. Nuk dihet motivi i themelimit të institucionit fetar paralel, por adresa që rezulton në dokument ka të bëjë me një objekt banimi në afër rrugës Xhon Kenedi në fushë Topanë të Çairit.

Regjistrimi i këtij subjekti fetar ka nxitur reagimin e ashpër të BFI-së e cila vlerëson se vendimi i gjykatëses Suzana Donçevska është në kundërshtim me ligjet përkatëse dhe është tentim për paralelizëm në institucionit kushtetues të Bashkësisë Fetare Islame. Për këtë i kanë njoftuar edhe  kreun shtetëror dhe faktorin ndërkombëtar.

Aktin e gjykatëses Donçevska e llogarisim tendencioz dhe me këtë akt, ajo ka shkelur jo vetëm ligjin për pozitën juridike të kishës, bashkësive fetare dhe grupeve religjioze, por ka shkelur edhe praktikën juridike, që për çdo themelim të bashkësive fetare mendim duhet të japin 5 bashkësitë kushtetutare të MV. Ligji nuk lejon regjistrimin e dy bashkësive fetare që mbajnë të njëjtin emër, kanë të njëjtat burime e mësime dhe kryejnë të njëjtat praktika fetare”, deklaroi Evzal Sinani, BFI.

Nga BFI thonë se kanë marrë edhe hapa juridik për shfuqizimin e vendimit të gjykatëses Donçevska pranë Gjykatës së Apelit. Nga BFI-a nuk besojnë se regjistrimi i kësaj Bashkësie Fetare ka prapavijë politike, por thonë se vendimi është tendencioz nga vetë gjykatësja Donçevska, e cila, sipas BFI-së edhe më parë ka shprehur tendenca të ngjashme kundër BFI-së.

LEXO EDHE:

Back to top button