(Video) Përfshihet nga flakët një makinë në Tetovë, shkaktohet dëm material

Para para orës 16:00 në rrugën e UÇK-së në Tetovë një makinë është përfshirë nga flakët . Shkaqet e shpërthimit të zjarrit ende nuk dihen ndërsa supozohet të jenë nga sistemi elektrik i makinës, thonë në NJTKZ Tetovë, të cilët kanë intervenuar me zjarrfikës për shuarjen e zjarrit. Arritja në kohë e zjarrfikësve të Tetovës, ka bërë që të shpëtoj trafoja e furnizimit me energji elektrike të lagjes, në afërsi të së cilës ka qenë makina që është përfshirë nga flakët. Në momentin e shpërthimit të zjarrit, në makinë nuk ka pasur njerëz dhe dëmet e shkaktuara janë vetëm materiale. Ekipi i SPB-së së Tetovës, kanë dalë në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet e shpërthimit të zjarrit.

LEXO EDHE:

Back to top button