Qeveria dhe maturantët arritën marrëveshje

Matura shtetërore do të filloj më 5 qershor, në vend të datës 29 Maj. Do të mbahen katër provime, dy interne dhe dy eksterne. Qendra Shtetërore e Provimit do të kthejë provimin në lëndët estetikë-filozofi si provimin e dytë ekstern në shkollat ​​e mesme të artit. Kjo është një pjesë e marrëveshjes finale e arritur mes Qeverisë dhe Unionit të nxënësve të shkollave të mesme.

Asnjë maturant nuk do të ketë problem të regjistrohet në universitetet vendore ose të jashtme prestigje sepse përsëri do të ketë 4 lëndë të kërkuara për regjistrim në studimet universitare. Mësimdhënësit duhet të ndajnë materialet e provimit intern dhe bazën me pyetje jo më vonë se tre javë para ditës së provimit. Baza me pyetje duhet të përmbajë të paktën 60 dhe më së shumti 100 pyetje”-tha Blendi Hodai, kryetar I UNSHM-së.

Kryministri Zaev tha se për Qeverinë është e pranueshme gjithçka që është në të mirë të maturantëve.

Arritëm marrëveshje me çka çdo maturanti do ti mundësohet regjistrimi në fakultet në vend dhe jashtë vendit. Për ne është e pranueshme, gjithçka që është në të mirë të maturantëve. Jemi të vetëdijshëm se jemi në kohë pandemie dhe e pamë të arsyeshme që maturantëve t’ju dalim në pah”-pohoi Zoran Zaev, kryeministër.

Marrëveshja u jep mundësi maturantëve t’i ndryshojnë provimet e paraqitura. Afati i fundit për ndryshime eventuale është data 5 mars. Gjithashtu do të krijohet një grup pune midis Byrosë për Zhvillimin e Arsimit dhe Unionit që do të vendosë për shkurtimin e programeve të provimeve eskterne. Ndërkohë, universitetet obligohen të publikojnë se cila nga lista e lëndëve interne është adekuate për programet e tyre të studimit.

 

Melihate Rustemi                 

LEXO EDHE:

Back to top button