Adnan Januzaj asiston në fitoren ndaj Leganesit

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Adnan Januzaj, dha kontributin e tij në fitoren me rezultat 3:2 ndaj Leganes-it, në transfertë.

Ndeshje interesante e me rivalitet deri në fund, por Sosiedadi kualifikohet në të tetën e finales së Kupës së Mbretit në Spanjë. Januzaj asistoi në minutën e 8-të, kur shënoi Isak për 0:1.

Për Sosiedadin shënuan Isak (8′), Ojarzabal (43′ e 74′-nga penalltia) dhe për Leganesin Munoz (60′ e 70′). Kujtojmë se Adnan Januzaj u zëvendësua në minutën e 46-të.

LEXO EDHE:

Back to top button