Kampionët: Poketinjo e Ançeloti, optimist për fitore

Sonte do të zhvillohen përballjet e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve. Derbi kryesor i kësaj faze eliminatore, do të zhvillohet në Paris, ku skuadra e Paris Sen Zhermenit do të sfidojë Real Madridin. Eliminimi i vendasve do të thot edhe zyrtarizimi I kalimit të Kilian Mbapes te madrilenët edhe pse sulmuesi francez do të jep maksimumin që të sjell trofeun e Championsit në Paris.

 Maurisio Poketinjo, trajneri i PSZH

“Në Paris jemi të inspiruar për të fituar, se kemi një ëndërr. Ndoshta nuk kemi eksperiencën ose historikun e Real Madridit, mirëpo ne do të kërkojmë fitoren dhe kalimin në fazën tjetër. Kam besim të plotë te grupi i futbollistëve. Nuk ka presion të asnjëra anë, mirëpo sipas mendimit tim, nuk ka favorit në këtë përballje dhe kjo mund të ishte sfidë e finales, në bazë të kualiteti të futbollistëve që kanë ekipet”.

 

Lajmi pozitiv për Realin është kthimi nga lëndimi i Karim Benzemës, pasi që skuadra nga Madridi, pa sulmuesin francez, ka shënuar fitore vetëm në njërën nga katër ndeshjet e fundit. Ndërkohë vendasit i gëzohen rikthimit të Nejmarit, por jo edhe Serhio Ramosit, i cili do të mungojë përmes lëndimit.

 

Karlo Ançelloti, trajner i Real Madridit

“Presioni i vetëm është përballja ndaj një ekipi të madh siç është Parisi dhe mund të them se ndoshta është më shumë motiv, se sa presion. Nuk është ndeshje e vështirë për të përgatitur, pasi që vet futbollistët janë të motivuar. Që të dy ekipet do të mundohen të kenë pronësimin e topit dhe të godasin njëra tjetrën duke prodhuar kundërsulme. Kjo ndeshje mund të ishte një finale në këtë kompeticion, pasi që kemi para nesh ekipin kryesor për titullin kampion.”

 

Kujtojmë se këto ekipe deri më tani në Ligën e Kampionëve, janë takuar plot 6 herë. Reali ka regjistruar 3 fitore, ndërsa PSZH është gëzuar vetëm njëherë, ndërsa dy takime janë mbyllur pa fitues. Në përballjen tjetër, Sportingu në Lisbonë, do të sfidojë kampionin e Anglisë, Mançester Sitin. Të dy ndeshjet nisin në oërn 21.00

LEXO EDHE:

Back to top button