Kanadaja hakmirret SHBA-së dhe merr medaljen e artë

" "

Kombëtraja e Kanades në hokej në akull, në konkurencën e femrave, fitoi medaljen e artë olimpike, pasi mposhti Shtetet e Bashkuara me rezultat 3-2 në finalen e zhvilluar në Pekin.

Në këtë mënyrë, kanadezët u hakmorrën për humbjen ndaj amerikaneve në finalen e Phenianit, katër vjet më pare dhe arkëtuan të artën e pestë olimpike.

Ky sukses është historik, sepse kanadezët deri më tani kanë marrë pjesë vetëm në shtatë turne hokej për femra, ku kanë edhe dy medalje të argjendit.

Kanadaja e nisi mirë ndeshjen. Sarah Nurs shënoi në minutën e tetë dhe Marie-Filip Polan e rriti në 2-0, e cila gjuajti për fitoren bindëse me 3-0. Hillary Knajt shënoi golin e parë për amerikanët dhe shkurtoi në 3-1 dhe në fund amerikanët tentuan të bëjnë një kthesë, por në fund vetëm zbutën humbjen me golin e Amanda Kesel. Në finalen e vogël, Finlanda fitoi medaljen e bronzit, pas fitores 4-0 ndaj Zvicrës.

LEXO EDHE:

Back to top button