Kingsli Koman firmos kontratën me Bajernin

Skuadra e Bajern Munihut ka konfirmuar marrëveshjen e re me francezin Kingsli Koman, pasi që francezi edhe zyrtarisht tani ka zgjatur kontratën me bavarezët. Anësori 25-vjeçar ka nënshkruar kontratë të re me Bajernin deri më 2027.

Koman raportohej se do të largohej nga Bajerni, megjithatë klubi gjerman reagoi shpejtë duke i ofruar një kontratë astronomike e cila raportohet se është 17 milion euro në vit.

Anësori ka zhvilluar 218 paraqitje me bavarezët, duke shënuar 48 gola e duke realizuar 54 asiste.

LEXO EDHE:

Back to top button