Kristof Daum refuzon stolin e “Dardanëve”

" "

Trajneri gjerman, Kristof Daum ka konfirmuar refuzimin e ofertës së kombëtares së Kosovës. Në një intervistë të gjermanit, ai ka konfirmuar se ka refuzuar një ftesë nga kombëtarja e Kosovës për tu bërë trajner i “Dardanëve”.

“Së fundi kam marrë një ofertë nga Kosova të bëhem trajner i saj, por ashtu si ofertat nga Holanda dhe Belgjika, e hodha poshtë”, ka deklaruar Daum.

Daum ka qenë trajner i disa ekipeve evropiane në të kaluarën, si Keln, Shtutgart, Bajer Leverkuzen, Beshiktash, Fenerbahçe dhe Aintraht Frankfurt.

LEXO EDHE:

Back to top button