Kushtet klimatike, nuk lejuan përgatitjet e plota të Renovës në Ohër
Skuadra e Renovës mbylli përgatitjet në Ohër, ndërsa pjesën tjetër të përgatitjeve do ë zhvillojë në Tetovë, në prag të fillimit të sezonit pranveror.
Kryetrajneri i Renovës, Qatip Osmani, potencoi se kushtet atmosferike nuk kanë lejuar realizimin e plotë të planit përgatitor, por është i bindur se Renova do të jetë gati për fillimin e pjesës pranverore.
“Kushtet atmosferike nuk na lejuan ta realizonim plotësisht planin dhe na shqetësoi pak. Megjithatë, jam i kënaqur me mënyrën se si kemi punuar atje. Kemi luajtur dy ndeshje miqësore dhe tani duhet të përfundojmë disa gjëra. Mendoj se pavarësisht se moti nuk ishte në favorin tonë, do të jemi gati për kampionat”, tha mes tjerash Osmani.
Kujtojmë se përforcimi i fundit i skuadrës së Xhepçishtit është Mevlan Murati, i cili vjen te Renova në huazim 6 mujor. Sfidën e parë në sezonin pranveror, Renova do të zhvillojë në terrenin e Bregallnicës.







