Lajme të këqia për Çavin para sfidës me Bajernin

Trajneri i Barcelonës, Çavi Hernandez ka marrë një lajm të keq, para sfidës së fundit në garat në grupe në Ligën e Kampionëve, kundër Bajern Munihut në “Alianz Arena”. Skuadra katalanase nuk do të rrezikojë dhe do të luajë pa Ansu Fatin.

Ekipi mjekësor konfirmoi se sulmuesi i ri nuk do të jetë gati për duelin në “Allianz Arena”. Mirëpo një gjë pozitive është rikthimi i Osman Dembeles. Futbollisti francez pritet të bëjë diferencën në ndeshjen ndaj një prej klubeve më të mira evropiane.

Barcelona’s Ansu Fati, sits injured during a Spanish La Liga soccer match between Celta and Barcelona at the Balaidos stadium in Vigo, Spain, Saturday, Nov. 6, 2021. (AP Photo/Lalo R. Villar)

Barcelona duhet të fitojë nëse nuk dëshiron që të varet nga Benfika. Gjiganti portugez do të takohet me Dinamon e Kievit.

Kujtojmë se Bajerni është në vendin e parë me pesë fitore, ndërsa Barecelona dhe Benfika do të luftojnë për vendin e dytë, që sjell një vend në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.

LEXO EDHE:

Back to top button