Levante barazon rekordin e ndeshjeve pa fitore në La Liga

Skuadra e Levantes, ku bën pjesë edhe reprezentuesi i Maqedonisë, Enis Bardi, barazoi rekordin negativ të La Ligës për numrin e ndeshjeve pa fitore dhe në total ka arritur shifrën prej 24 ndeshjeve.

Levante është i vetmi këtë sezon, që pas 16 xhirove në ligën elitare spanjolle, ende nuk ka triumfuar dhe është në fund të renditjes, kështu që me tetë ndeshjet nga fundi të sezonit të kaluar, tani ka arritur numrin prej 24 ndeshjeve, pa asnjë fitore (11 barazime dhe 13 humbje), duke barazuar rekordin 23-vjeçar në pronë të Sporting Hihonit. Kjo e fundit ka në pronësi rekordin me më shumë ndeshje pa fitore (4 barazime dhe 20 disfata) të regjistruar në vitin 1998.

Levante në raundin tjetër, do të jenë në transfertë, ndaj Espanjollit dhe nëse nuk arrin fitore, atëherë do të jenë pronar i serisë me më shumë ndeshje pa fitore në historikun e La Ligës.

LEXO EDHE:

Back to top button