Lindvik befaon të gjithë, triumfon në Zakopane

Marius Lindvik nga Norevgjia është fitues i garës së kërcimeve me ski në Kupën e Botës që u zhvillua në Zakopane të Polonisë, duke lënë pas gjermanin Karll Gajger dhe sllovenin Anzhe Lanishek.

23 vjeçari Lindvik erdhi deri te fitorja e dytë në këtë sezon dhe e pesta në karrierën e tij, pasi që triumfoi edhe në Bishofsofen, në stacionin e fundit të turnesë “Katër Kërcimore”. Ai u ndal në vendin e tretë në serinë e parë, ndërsa më pas triumfoi pasi përshkoi 139.5 metra.

Favoriti i madh, japonezi Rjuju Kobajashi, i cili është lider në renditjen e përgjithshme dhe ishte në vendin e parë në sërinë e parë me 136 metra, në fund mbylli garat në vendin e katërt.

LEXO EDHE:

Back to top button