Rivalë të njëri-tjetrit e të përfshirë në disa debate, Noizy për Don Xhonin: Ai ka qenë fans i imi

Rivalë të njëri-tjetrit e të përfshirë në disa debate, Noizy për Don Xhonin: Ai ka qenë fans i imi

Reperi nga Shqipëria, Noizy dhe ai kosovar, Don Xhon, shpesh herë kanë bërë tituj në media e faqet rozë.

Dyshja, që janë ndër më të suksesshmit në zhanrin e tyre në muzikë, njihen edhe si rivalë të njëri-tjetrit.

Ata gjatë verës kanë qenë të përfshirë në disa përplasje virtuale sipas asaj që kemi parë në rrjete sociale.

Rigels Rajku (emri i vërtetë) së fundmi në një intervistë dhënë për “Why Not” me Roza Latin tregon se çfarë do të bënte nëse do të jetonte me një shtëpi me krijuesin e hitit “Make a Pose”.

Ai thotë se Don Xhoni ka qenë fans i tij kur ishte i ri dhe se do bënte gjërat e njëjta që bën me shokët.

“Don Xhoni ka qenë një fans i imi në moshë të re, do i kisha bërë pyetje, sa vjeç ke qenë, ke rastis ndonjëherë në një koncert timin, e kisha përgëzuar për suksesin që po korr. Bravo i qoftë”, u shpreh reperi.

Pavarësisht reperëve të rinj, 35-vjeçari vazhdon të jetë frymëzues e i preferuari në trojet shqiptare.

LEXO EDHE:

Back to top button