Skuadra e Liverpullit arriti akordin me Fulham, për angazhimin e Fabio Karvaljos, për shumën e 8 milionë paundëve. Zyrtarizimi mungoi, pasi nuk u plotësua dokumentacioni i transferimit brenda afateve kohore. Për mesfushorin ofenziv interesohen edhe Borusia Dortmund e Sevilja, dhe “The Reds” po punojnë për të firmosur me të. Edhe pse 19-vjeçari nuk mund të regjistrohet si lojtar i Liverpullit, ESPN raporton se bisedimet me Fulham ende po vazhdojnë për lojtarin me origjinë portugeze, të cilit i përfundon kontrata në fund të sezonit.
Rregullat e Federatës së Anglisë i japin të drejtë Fulhamit të marrë kompensim, nëse largohet nga klubi me transferim të lirë, pasi e ka zhvilluar 19-vjeçarin për shtatë vjet.
Kjo shifër do të jetë 500,000 paund nëse ai shkon në një klub jashtë Anglisë, por më e lartë nëse ai kalon te Liverpulli ose një ekip tjetër në Premierligë. Shuma do të përcaktohet edhe nga gjykata.








