Markoski nga FC Shkupi te Shkëndija në Tetovë?!

" "

Kire Markoski, do të jetë përforcimi i radhës për Shkëndijën. Futbollisti i FC Shkupit do të kalojë në radhët e skuadrës nga Tetova dhe do të forcojë sulmin e kampionit aktual. Skuadra tetovare, nuk arriti që të angazhojë Odise Roshin, andaj ka zgjedhur të firmos me tani ish futbollistin e FC Shkupit.

Kire Markoski, sonte ose nesër do të bashkohet me Shkëndijën në përgatitjet në Antali dhe të firmos kontratën e re me skuadrën tetovare. Më parë, Markoski ishte pjesë e Rabotniçkit, Akademia Pandev, Spartak Trnavës, Karvinës dhe Ael Limasollit./ekipa.mk/

LEXO EDHE:

Back to top button