Mercedes me “W13” do të kërkojë titullin në Formula 1

Skuadra e “Mercedes” ka zbuluar bolidin e ri “W13” për garat e Formula 1, në sezonin 2022. Para debutimit në “Silverstoun, skuadra e “Mercedes”-it ka prezantuar perlën e re për sezonin 2022.

Bëhet fjalë për bolidin “W13” që merr një ngjyrë të argjendtë, e cila e bën të duket jashtëzakonisht bukur. Kujtojmë se “W13” është makina e tetë në F1 që prezantohet zyrtarisht, para kampanjës së re.

 

Ndryshe, viti 2022 shënon fillimin e një epoke të re teknike për F1, pas një rishkrimi të rregullores që synon të prodhojë gara më të mira, duke çuar në një ndryshim të rëndësishëm në dizajnin aerodinamik të bolidëve. “Mercedes” do të hyjë në sezonin e ri duke kërkuar të vazhdojë serinë e tij prej tetë titujsh radhazi të konstruktorëve të Formula 1 që nisi prej vitit 2014.

LEXO EDHE:

Back to top button