Mesi nuk do të braktis PSZH-në, për tu rikthyer në Barcelonë

Lionel Mesi nuk planifikon të largohet nga PSZH për një rikthimin të përfolur te Barcelona. 34-vjeçari është duke hasur probleme për jetën në “Parkun e Princave”, duke kontribuar me gjashtë gola dhe katër asistime në 16 paraqitje në të gjitha garat.

Në ditët e fundit është sugjeruar që familja e Mesit dëshiron rikthimin te Barcelona, pasi nuk është përshtatur në jetën në Paris. Sidoqoftë, sipas ‘The Sun’, argjentinasi nuk konsideron rikthimin në klub, se paku jo në verën e ardhshme.

Mesi do t’i qëndrojë besnik “parisenëve” edhe për dy vitet e fundit, me kontratën që i skadon në edicionin 2023/24. Sulmuesi pritet të rikthehet këtë muaj në fushë, pasi së fundmi ishte prekur nga “COVID-19”.

LEXO EDHE:

Back to top button