Mesi pa fat, pritet t’i rrënohet hoteli 30 milionësh!

Lionel Messi ditë më parë fitoi “Topin e Artë” për herë të 7 në karrierë, megjithatë duket se në aspektin personal gjërat nuk po i shkojnë si duhet argjentinasit.

- Advertisements -

Pak vite më parë, Messi vendosi të shpenzojë 30 milionë euro për të blerë një hotel në zonën jugore të Barcelonës, jo larg rezidencës së tij katalane, megjithatë së fundi është njoftuar se godina rrezikon të shembet.

Kjo pasi ka pasur shkelje të lejes së ndërtimit dhe tashmë pritet vendimi i gjykatës, ndërsa mediat spanjolle raportojnë se personi që ia shiti Messit hotelin, ka pasur dijeni për situatën, por nuk ia ka thënë argjentinasit këtë detaj.

Hoteli është me katër yje, ka SPA dhe 77 dhoma, teksa ndodhet shumë pranë plazhit të njohur Sitga, ndërsa vetë Messi nuk ka preferuar të komentojë asgjë në lidhje me rrezikun e shembjes së tij.

LEXO EDHE:

Back to top button