Përmbysja e varkës me 50 refugjatë në Kanalin Anglez, 29 trupa janë gjetur deri më tani

Të paktën 29 refugjatë kanë humbur jetën pas fundosjes së një varke në brigjet e Calais-it të mërkurën. Në varkë besohet se mund të kenë qenë të paktën 50 persona.

Deputeti i Calais Pierre Henri Dumont tha për Sky News se deri më tani janë gjetur të paktën 29 trupa të pajetë. Peshkatarët fillimisht raportuan se zbuluan 15 trupa që pluskonin në ujë rreth orës 14.00 më pas  një anije e marinës franceze gjeti pesë trupa të pajetë dhe pesë persona të tjerë pa ndjenja.

Ndërkohë, zyrtarët francezë presin që numri i viktimave të rritet. Lajmi vjen në një kohë kur një numër rekord emigrantësh kanë tentuar që të kalojnë nga Franca në Mbretërinë e Bashkuar këtë vit.

Ndërkohë, zyrtarët francezë presin që numri i viktimave të rritet. Lajmi vjen në një kohë kur një numër rekord emigrantësh kanë tentuar që të kalojnë nga Franca në Mbretërinë e Bashkuar këtë vit.

Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin në një postim në Twitter njoftoi se ishte duke shkuar në vendin e ngjarjes ndërsa nga ana tjetër, duke folur për gazetarët e mbledhur para Downing Street, kryeministri britanik Boris Johnson u shpreh se ishte “i tronditur dhe i tmerruar dhe thellësisht i pikëlluar” nga tragjedia.

 

LEXO EDHE:

Back to top button