Sipas “La Gazzetta dello Sport”, skuadra e Milanit është e interesuar të nënshkruajë me Randal Kolo Muani të Nantes në janar, kështu që Pietro Pellegri mund të largohet si huazim. Kolo Muani, 23 vjeç, konsiderohet si një nga sulmuesit më premtues në Francë dhe është golashënues i shtatë golave në 18 paraqitje këtë sezon, ndërsa kontrata e tij me Nantin, skadon në verë.
Megjithatë, sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, drejtorët kuqezi po konsiderojnë nënshkrimin e tij në afatin kalimtar të janarit, pasi Aintracht Frankfurt dhe Olimpik Marseja po monitorojnë gjithashtu nga afër sulmuesin. Sipas raportit, gjigantët e Serisë A janë në ‘pole position’ për të siguruar nënshkrimin e Kolo Muanit.
Qendërsulmuesit e Milanit, Zlatan Ibrahimovic, Olivier Zhiru dhe Pietro Pellegrini kanë luftuar të gjithë me lëndime këtë sezon, kështu që “kuqezinjtë” po kërkojnë të shtojnë një lojtar të ri në front. Nëse Kolo Muani transferohet, atëherë Pellegri mund të largohet nga klubi në formë huazimi. Ish-ylli i Xhenoas iu bashkua kuqezinjve në një bazë të përkohshme nga Monako në verë, por Milani thuhet se është i vendosur ta konfirmojë atë për sezonin 2022-2023.








