Milluoki mund Sharlotin, Sakramento befason Klipersin

Kampioni aktual në NBA, skuadra e Milluoki Baks, regjsitroi fitoren me rezultat 127-125 kundër Sharlot Hornets, në një ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund. Ishte një ndeshje magjike për Xhianis Antetokounmpo, që realizoi 40 pikë e 12 kërcime.
Zhgënjen sërish skuadra e Majamit, që u mund 111-85 në fushën e saj nga Klivlendi. Ndeshje e dobët për vendasit, ndërsa për Kavaliers u dallua Love me 22 pikë. E njëjta situatë edhe për Los Anxhelos Klipers, që u mundën 124-115 në fushën e tyre nga Sakramento (Foks 24 pikë), duke zbritur në vendin e shtatë në Konferencën e Perëndimit.
Në krizë edhe skuadra e Denverit, që u mund 108-103 nga Orlando dhe ndodhet jashtë zonës “play off”. Fitore e lehtë për skuadrën e Dallasit, që mposhti 139-107 Nju Orlinsin, me Donçiçin, autor i 28 pikëve dhe 14 asisteve.
NBA – Rezultatet
Indiana – Atlanta, 111-114
Orlando – Denver, 108-103
Washington – Minnesota, 115-107
Boston – Philadelphia, 88-87
Miami – Cleveland, 85-111
Milwaukee – Charlotte, 127-125
New Orleans – Dallas, 107-139
Oklahoma – Houston, 110-114
Clippers – Sacramento, 115-124