Spasovski bën bilancin e tragjedisë

45 persona e humbën jetën gjatë djegies së autobusit në Bullgari i cili bartte kryesisht shtetas të Maqedonisë së Veriut, e me të cilin gjithsej udhëtonin 52 persona. Shifrat u konfirmuan nga autoritetet në Shkup megjithatë emrat e viktimave do të konfirmohen pas identifikimit të plotë të tyre. të mbijetuarit janë dërguar në Spitalin e Sofjes. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 2 pas mesnate. Autobusi me udhëtarë duke u kthyer nga Turqia, ka marrë flakë në autostradën “Struma” në perëndim të Bullgarisë, duke shkaktuar një ndër tragjeditë më të mëdha në historinë e vendit.

“Nga 45 personat, 12 janë fëmijë, megjithatë do ta presim raportit e mjekësisë ligjore gjatë ditës së nesërme dhe atëherë do të mund t’i japim të gjithë detajet rreth personave”- deklaroi Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.

LEXO EDHE:

Back to top button