Mund të skanoni dokumente me Iphone, pa shkarkuar aplikacion

Megjithëse kemi përdorur iOS-in e fundit për disa muaj, nuk do të thotë që kemi zbuluar të gjitha sekretet e tij të dobishme.

Gjegjësisht, njerëzit në të gjithë botën ende botojnë zbulime në rrjetet sociale që lehtësojnë shumë punën në telefonin e njohur të Apple.

Njëri prej tyre është Brandi Mumma, i cili zbuloi se brenda aplikacionit “Notes”, ekziston një funksion që, ndër të tjera, mund të skanojë tekstin me ndihmën e një kamere, raporton Daily Mail.

“Prindër, nëse jeni duke skanuar ndonjë punë ose dokument të shkruar për mësuesit, mësues, nëse jeni duke skanuar punën e shkruar të studentëve tuaj – përdorni aplikacionin “Notes”,” thotë ajo.

Për të skanuar një dokument, hapni një Notes të ri, shtypni butonin e kamerës dhe zgjidhni opsionin për të skanuar dokumentin. Pasi iPhone të skanojë dokumentin, mund ta dërgoni me email dhe t’i shtoni shënime, shkruajti Mumma.

LEXO EDHE:

Back to top button