Muriqi me mesazh për tifozët, pas transferimit te Majorka

Tashmë është zyrtarizuar lëvizja e Vedat Muriqit drejt skuadrës së Majorkës në La Ligën e Spanjës. Sulmuesi kosovar është larguar nga Lazio, në formë huazimi drejt La Liga. Para aventurës së re, ai ka gjetur hapësirën që t’i falënderojë tifozët e Lazio për mbështetjen që i dhanë.

“Do të doja t’iu falënderoja tifozët e vërtetë të Lazio për besimin, mbështetjen dhe respektin që kanë treguar për mua. Për fat të keq, unë nuk arrita t’ua tregoj Vedatin e vërtetë, aq mirë sa duhet në fushë. Faleminderit shumë që bëtë Romën shtëpinë time dhe të familjes sime, dhe që reflektuat dashurinë tuaj ndaj neve. Zemra ime dhe mbështetja ime janë me ju për pjesën e mbetur të sezonit. Me dashuri, Vedat Muriqi”, ishte mesazhi i Muriqit për tifozët.

Muriqi do ta luajë pjesën e mbetur të sezonit në La Liga, me skuadrën e Majorkës.

LEXO EDHE:

Back to top button